Pak ditë më parë, blogerja e njohur Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, u fejuan. Tani fansat e Arminës janë kuriozë të dinë se kur do të bëhet dasma.

Blogerja ende nuk e ka zbuluar këtë, por ajo ka thënë se ditën e dasmës do të jenë të pranishëm edhe fëmijët e Shkëlzenit me bashkëshorten e parë.

Një ndjekës e ka pyetur Mevlanin se “kur të martohet a do t’i ftojë fëmijët e Zenit në dasmë”.

Armina i ka kthyer përgjigje në “Instastory” duke na lënë të kuptojmë se mes saj dhe fëmijëve të partnerit ka marrëdhënie të mirë. “Sigurisht. I dua me të vërtetë ato”, përgjigjet blogerja e njohur.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
