22 Dhjetor, 2021

A do të ribashkohen dy vjet pas divorcit të bujshëm? Robert Berisha zbulon ftesën e veçantë për Nora Istrefin


Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë qenë një nga çiftet më të pëlqyera në botën e showbizit dhe në rrjet qarkulluan thashetheme se ata mund të ribshkohen dy vite pas divorcit. Edhe pse të divorcuar ata kanë qenë afër për shkak të vajzës së tyre Renee.

nora-istrefi-tmp-0018-by-noriuka-848x478

I ftuar në “ABC e mëngjesit”, Robert Berisha ka folur për karrierën e tij dhe kalimin nga muzika në moderim, ku theksoi se ka qenë një vendim i vështirë pasi është një fushë në të cilën nuk kishte punuar më parë.

Ai sigurisht u pyet edhe për Nora Istrefin ish-bashkëshorten e tij, nëse e ka ftuar në emission. Moderatori shprehu se Nora e ka marrë ftesën nga ai dhe se së shpejti do të mund ta shikojmë në emisionin e tij. Ai shtoi se ata do të realizojnë diçka speciale dhe tha gjithashtu Nora ka qenë ajo që e ka mbështetur shumë pasi ai ka qenë skeptik për emisionin.

“Do të vijë shumë shpejt dhe me ndonjë këngë të re. I pëlqen emisioni shumë, më ka ndihmuar dhe shpresoj që ta kemi. E kam ftuar dhe jemi duke e përgatitur që të bëjmë diçka ekstra.”, tha Roberti.

nora istrefi (1)

Gjatë një interviste të dhënë më parë, kur u pyet nëse është ribashkuar me Norën, siç përflitej, Roberti tha:

“Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë’’, ka deklaruar ai.

nora istrefi robert berisha (8)

© Panoramaplus.al