22 Qershor, 2023

A do të realizojë një bashkëpunim muzikor me Luiz Ejllin? Valbona Mema: Ne kemi folur, por…


Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Valbona Mema është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes jo për projektet e saj muzikore por për qëndrimin që pati për disa javë në shtëpinë e Big Brother VIP, ku mori një pëlqim të madh nga publiku për karakterin e saj.

E ftuar së fundmi në ‘Pardon My French’, artistja ka treguar nëse do të realizohet bashkëpunim muzikor me fituesin e edicionit të dytë të BBVIP, Luiz Ejlli ashtu siç ishte diskutuar dhe gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e famshme.

”Ne kemi folur gjithmonë aty për një bashkëpunim, por çdo gjë do ketë kohën e vet se jemi të dy të angazhuar. Mendoj që do realizohet. Sa bukur këndon popullore ai. Tani i kam filluar projektet pak me vonesë. Janë të gjithë të ngarkuar”– u përgjigj Valbona.

Gjithashtu e pyetur se çfarë i mungon më së shumti nga eksperienca e saj në ‘BBV’, Bona u shpreh:

“Më ka marrë malli e kam thënë, më merr malli sepse zgjohesha dhe flija ajo Valbona që isha dhe jashtë. Njohën anën njerëzore timen”.

 

 

© Panoramaplus.al