Britney Spears më në fund është e lirë nga kujdestaria e babait të saj, pas 13 vjetësh. Por sipas “TMZ”, këngëtarja nuk do të kthehet më në skenë.

“Edhe pse ka ndryshime dhe gjëra për të festuar në jetën time, ende kam shumë rrugë për të bërë që të shërohem,“- tha Spears në Instagram dy ditë më parë.
Për fansat e 39-vjeçares thuhet se shanset që ajo t’i rikthehet skenës së shpejti janë të pakta. Madje, menaxheri i Spears, Larry Rudolph, dha dorëheqjen në muajin korrik, sepse ylli i pop-it kishte dëshirë për t’u shkëputur nga muzika zyrtarisht.

“Kanë kaluar mbi dy vjet e gjysmë që kur Britney dhe unë komunikuam për herë të fundit. Në atë kohë ajo më njoftoi se donte të bënte një pauzë nga puna, me një afat të pacaktuar,”- tha Rudolph, i cili punoi me Spears për 25 vjet.
Gjithashtu, Britney i tha gjykatës në qershor se ndihej “e robëruar” nga babai i saj, Jamie Spears, gjatë gjithë periudhës së kujdestarisë, ndërsa ai e detyroi të performonte për vite me radhë.


