4 Tetor, 2021

A do të bëjë operacione plastike? Ish-deputetja seksi e Kosovës tregon si është ndjerë nga paragjykimet për pamjen e jashtme


Duda Bajle, ish-deputetja seksi e Kuvendit të Kosovës, ka treguar së fundmi se si ndihet pas komenteve hot që merr në rrjete sociale. Mbrëmjen e djeshme, teksa ishte e ftuar tek “Robi plaket kur don vet”, Bajle u pyet nëse është ndierë e paragjykuar për shkak të pamjes së saj të jashtme.

dude balje (10)

Unë edhe sot mendoj se Kosova nuk është gati për një femër moderne. Unë e njoh veten dhe nuk mund të ndryshoj për dikë tjetër, në fillim kam pasur problem percepsionin e medias së Kosovës, ç’ka kam vesh, qysh jam vesh… Në fakt unë kam vesh veshjen që kam menduar se e ndjej mirë.

Në fillim telefonoja mediat ‘pse ke shkruar këto, kam veshur pantallona shumë normale’. Kam fëmijë, kam familje, dhe për mua titujt kanë qenë më provokativë sesa veshjet. Kur kam kuptuar se nuk mund të luftoj kundër mediave, kam thënë me vete: ‘Ok, po doni Dude seksi, ja...”.

dude balje (4)

E pyetur nëse mendon të bëjë ndonjë ndërhyrje në pamjen e saj, ish-deputetja tha:

Deri tani nuk mendoj se kam nevojë, por në momentin kur nuk do ndihem mirë me trupin tim, nuk jam kundër. Sepse mendoj se çdo grua duhet të jetë e lumtur. Nëse nuk je e lumtur kur e sheh veten në pasqyrë, për të tjerët s’ka rëndësi të madhe”.

dude balje (11)

Ndër të tjera, Duda tregoi se nëna e saj ka qenë rrobaqepëse e për këtë arsye, ajo ka pasion të merret me stilimin e veshjeve të ndryshme. Ajo zbuloi se ka në shtëpi një makinë qepëse të vjetër, në të cilën qep rroba të ndryshme kur ndihet nervoze.

dude balje (6) dude balje (3) dude balje (2) dude balje (1) dude balje (8) dude balje (9)

© Panoramaplus.al