3 Dhjetor, 2018

A do ta votojë Mc Kreshën në “Kënga Magjike”? Ja si përgjigjet Rozana Radi


Në këtë edicion të 20 të festivalit të “Këngës Magjike” konkurrojnë disa prej artistëve më të njohur të skenës shqiptare. Një ndër ta janë edhe Rozana Radi, Mc Kresha i cili vjen në bashkëpunim me Fifin.

E pikërisht kjo skenë nuk do të thotë pak për Kreshën dhe Rozanën pasi disa vite më parë ata deklaruan publikisht lidhjen e tyre te “Kënga Magjike”.

Rozana vendosi një ditë më parë që të bënte një bashkëbisedim me fansat e saj, të cilët ishin kuriozë të dinin marrëdhënien e saj me Mc kreshën dhe Fifin.

E mesa duket marrëdhënia e tyre e mëparshme nuk do të ndikojë në vlerësimin e këngës dhe pikët përfundimtare që secili do të japë në natën finale të ndarjes së çmimeve.

E pyetur nga ndjekësit nëse do të votojë për këngën e MC Kreshës dhe Fifit, Rozana u përgjigj duke thënë: “Ju siguroj që votimet e mia do  jenë  të hapura si të gjithë artistëve. Do ta shikoni”.

Ndërsa lidhur me marrëdhënien e saj me Fifin dhe Kreshën, këngëtarja tha: “Kemi raporte shumë të mira. Madje unë dhe Era Rusi kemi qenë iniciatoret që Fifi të vinte në Tiranë dhe të vazhdonte karrierën këtu. Dhe kemi bërë shumë mirë se Fifi i’a doli shumë mirë”.

Panorama Plus

 

© Panoramaplus.al