9 Tetor, 2021

A do ta pranojë ftesën? Rozana Radi ngre dyshimet se do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”


Pjesë e “Big Brother VIP” nuk do të jenë vetëm 14 personazhet që hynë brenda shtëpisë së famshme më 5 tetor. Së shpejti artistë të tjerë do të bëhen banorë të këtij spektakli.

rozana radi (2)

Mbrëmjen edjeshme, moderatorja Rozana Radi, ka ngritur dyshimet se ajo është një ndër konkurrentet e reja që do t’i bashkohet këtij reality shoë. Aktorja tregoi me anë të disa postimeve në Instastory se ka marrë ftesë nga “Big Brother VIP”, por pa zbuluar nëse e ka refuzuar apo pranuar atë.

rozana radi (1)

Si fillim, ajo ripublikoi dy Instastory të faqes së “BBV” në Instagram, në të cilat publiku aludonte se do të ishte ajo një nga banoret e reja që do t’i bashkohet të tjerëve gjatë këtij rrugëtimi.

Në njërën prej tyre, ajo shkroi: “Rozi futu, thuaj ‘po’ Rozi”.

Ndërsa në një tjetër status, këngëtarja tha: “Po, më është bërë ftesë nga produksioni që të jem pjesë e ‘Big Brother VIP’. Dua të them që më pëlqen shumë formati dhe përgëzoj autorët”.

rozana radi (2)

Deri më tani, konkurrentët në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh janë: Ilir Shaqiri, Semi Jaupaj, Sheila Haxhiraj, Fifi, Granit Cana, Donald Veshaj, Paloma, Elhaid Cufi, Beniada Nishani, Sabiani, Kledi Hysa, Arjola Demiri, Ardit Çuni dhe Monika Lubonja.

rozana radi (3) rozana radi (5) rozana radi (3) rozana radi (5) rozana radi (6)

© Panoramaplus.al