Protagonistja e postimeve të Atdhe Xharavinës së fundmi në rrjetet sociale ka qenë një femër.

Bëhet fjalë për nënë e ish-konkurentit të Për’puthen, me të cilën duket se ai ka një lidhje shumë të veçantë. Me sa shikohet në video, mamaja e Atdheut është shumë sportive, duke fituar kështu simapatinë e përdoruesve të rrjeteve sociale.
Së fundmi Xharavina e ka provokuar të ëmën duke i thënë se mbase nusja që aq shumë kërkon ajo do ta ndryshojë raportin e tyre. Mirëpo reagimi i saj është shumë “cool”.
“Jo. Nuk e besoj. Nuk kam ashu djali që mund të ndryshojë raportet. Nusen do ta kem shumë shoqe,”-dëgjohet të thotë nëna e Atdheut në video.
Kujtojmë që më herët në një intervistë Atdhe Xharavina ka rrëfyer 5 vitet më të vështira të jetës së tij, që i ka kaluar në fëmijëri.
“Në Kosovë, më thanë se kisha një infeksion në kocka, por nuk ishte e vërtetë. Terapia që kam pasur për 5 vite ka qenë e panevojshme dhe çdo muaj duhet të bëja një gjilpërë. Më ka bërë të ndihem shumë keq ajo periudhë, sepse ajo gjilpëra ishte si një lloj droge. Ditën që e bëja më hapte sytë, pastaj më vinte si në gjumë. Pastaj ika për tu kuruar në Stamboll, dhe mësuam që unë nuk kisha asnjë infeksion. Kisha një problem të vogël, që u kurua vetëm me 2 tablete,”-tha ai për “Glamour Zone”.



