1 Korrik, 2022

“A do ta falje tradhtinë?”/ Dojna Mema jep përgjigjen e papritur: Kur ti lidh jetën me dikë ai…


Teksa është në pritje të fëmijës së saj të parë, Dojna Mema ka qëndruar përgjatë kësaj kohë goxha aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan me ndjekësit e saj detaje rreth pritjes së ëmbël por jo vetëm.

Shpesh ndodh që moderatorja të bëjë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku i shtrojnë pyetje nga më të ndryshmet dhe ajo nuk heziton t’ju përgjigjet aspak. Si çdo vajzë të gjitha jemi kurioze të dimë mendimet e të tjerëve sidomos të personazheve të njohur nëse do t’ia falnin ndonjëherë tradhtinë partnerit të tyre.

Kësaj pyetje iu është përballur dhe Dojna, ku ka dhënë një përgjigje shumë të qartë dhe të prerë.

Ndjekësja: A do ta falje tradhtinë. Jo thjesht seksuale. Është më tepër se aq.

Dojna: E di çfarë? Jo nuk e mendoj. Kur ti lidh jetën me dikë ai të bëhet familje dhe familja nuk të tradhton. Nëse ndodh nuk është e tillë.

Rikujtojmë se disa muaj më parë çifti kurorëzoi dashurinë në martesë në një celebrim tepër të thjeshtë dhe privat. Teksa kanë treguar se po mendojnë të bëjnë së shpejti një festë në natyrë, pas lindjes së fëmijës.

© Panoramaplus.al