
Kim Kardashian është e irrituar dhe e mërzitur pas postimit të Kanye West për vdekjen e rreme të Pete Davidson. Një burim i afërt me 41-vjeçaren i tha ‘Page Six’ se ajo beson se ish-bashkëshorti i saj është kthyer te “mënyrat e tij të vjetra”.
“Kim është e nevrikosur dhe tepër e mërzitur… Kanye është kthyer te mënyrat e tij të vjetra dhe Kim nuk do ta tolerojë sjelljen e tij ngacmuese ndaj njerëzve që ajo i do dhe kujdeset”, shpjegoi burimi. “Kim dhe Kanye kanë patur një raport kaq pozitiv bashkë-prindëror dhe me komunikim të mirë kohët e fundit”, vazhdoi burimi i brendshëm. “Kim madje ishte e lumtur të mbështeste Kanye dhe të bënte xhirimet dhe postimin e Yeezy për të … Ky është vetëm një kujtesë për të se ai nuk do të ndryshojë kurrë dhe pse nuk do të ketë kurrë një shans për pajtim.”

West ndau një fotografi në Instagram e cila paraqiste faqen e parë të “New York Times” me titullin “SKETE DAVIDSON VDES NË MOSHËN 28 VJEÇARE”. Kjo vjen disa ditë pasi u publikua lajmi se Kardashian dhe ylli i “SNL”, 28 vjeç, u ndanë pas nëntë muajsh lidhje. Një burim i dytë i afërt me yllin e “Kardashians” ka treguar se ajo “do ta mbrojë gjithmonë Pete”, pavarësisht statusit të marrëdhënies së tyre dhe nuk do të mbështesë sjelljen e West.

“Ajo nuk do të kthehet më kurrë me Kanye”, shpjegoi burimi, duke vënë në dukje se ajo i kërkoi reperit të fshinte foton disa herë por ai nuk e dëgjoi. Kim është “përpjekur jashtëzakonisht shumë” për të patur një raport të mirë bashkë-prindërore për katër fëmijët e tyre, por në fund të fundit nuk mund ta mbështesë këtë lloj sjelljeje, sipas ‘Page Six’.Gjithashtu thuhet se divorci i Kim dhe West është ende duke ecur përpara.
Kardashian dhe Pete filluan të takoheshin në tetor 2021, pothuajse tetë muaj pasi ajo bëri kërkesë për divorc nga West, me të cilin ka katër fëmijë. Tre ditë më parë mediat e huaja raportuan se Kim dhe Pete ishin ndarë pas nëntë muajsh lidhje. “Kim dhe Pete kanë vendosur të jenë thjesht miq,” tha një burim i afërt me yllin e Kardashian për ‘Page Six’. “Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca e gjatë dhe oraret e tyre kërkuese e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një lidhjeje.”

Një burim tjetër tha se diferenca enë moshë e dyshes ndikoi gjithashtu. “Pete është 28 vjeç dhe Kim është 41 – ata janë në vende shumë të ndryshme për momentin. Pete është krejtësisht spontan dhe impulsiv dhe dëshiron që ajo të fluturojë për në Nju Jork, ose kudo që të jetë në një moment, por Kim ka katër fëmijë dhe nuk është aq e lehtë. Ajo duhet të përqendrohet te fëmijët.”
© Panoramaplus.al
