Ditën e premte mbahet finalja e madhe e “Big Brother VIP” ku pritet të ketë surpriza. Duket se katër finalistët gëzojna simpati të madhe te publiku dhe parashikimi i fituesit është i vështirë. Në promon e finales të publikuar, u paralajmëruan shumë surpriza teksa moderatorja Arbana Osmani tha se do jetë një finale si asnjëherë më parë.
Ndërkohë, një tjetër pyetje që kanë njerëzit është edhe nëse Beatrix do jetë pjesë e saj. Pas polemikave të fundit, këngëtarja ka qenë sërish në qendër të vëmendjes dhe ka habitur me zgjedhjet e saj. Megjithatë, së fundmi është zbuluar se ajo ka vendosur të jetë pjesë e finales. Njerëz pranë saj kanë bërë me dije se këngëtarja do jetë në studion e “Big Brother VIP” për të mbështetur të dashurin e saj.
Kujtojmë se pak ditë më parë Beatrix refuzoi të takonte Donaldin dhe të ishte pjesë e spektaklit të gjysmëfinales. Ajo u shpreh e lënduar me batutat e Salsano Rrapit dhe Ermal Mamaqit.
Po ashtu, ajo është përplasur virtualisht edhe me Balina Bodinakun. Ishte Beatrix ajo që publikoi disa mesazhe të Balinës ku ajo shkruante se këngëtarja kishte iku jashtë me të dashurin.
Nga ana tjetër, Balina u shpreh se Beatrix ka nxjerrë jashtë kontekstit ato që ajo ka thënë se ka ka shkelur privatësinë e saj duke publikuar mesazhet.
© Panoramaplus.al

