12 Mars, 2019

“A do ketë puthje mes Elvanës dhe Ermalit në filmin e tyre?”, ja si përgjigjet Ami


Këngëtarja Elvana Gjata dhe moderatori Ermal Mamaqi së shpejti do të prezantojnë filmin “Dy Gisht Mjaltë”, ku janë protagonistët kryesorë.

Filmi është një komedi romantike dhe fansat janë kuriozë të dinë nëse do të ketë puthjes mes dy personazheve të dashur për publikun shqiptar.

Një pyetje e tillë i është bërë mbrëmjen e djeshme Amarda Toskës. Kjo e fundit ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” dhe u përgjigj me një fjali të vetme: “Jo çfarë ndodh në ekran është ashtu siç duket!”.

Më pas, bashkëshorten e Mamaqit e pyetën nëse do të ndihet apo jo komode “kur dy shokët e mirë (Ermali dhe Elvana) të puthen”.

“Tani, nuk është se e shikoj përditë burrin të puthet me gra të tjera, por e kuptoj profesionin e tij”, tha Ami duke buzëqeshur.

© Panoramaplus.al