29 Gusht, 2020

A do e falte tradhtinë e Shkëlzen Berishës? Armina Mevlani tregon si do reagonte dhe jep këshilla për lidhje të shëndetshme: Bëni dashuri në …


Armina Mevlani nuk ka komplekse të flasë hapur për jetën e saj sentimentale. Në një mini-intervistë të zhvilluar me ndjekësit në Instagram, ajo ka treguar nëse do ia falte tradhtinë partnerit të saj, Shkëlzen Berishës.

Blogerja u shpreh se tradhtia nuk vjen gjithmonë nga mungesa e dashurisë, ndaj s’do merrte menjëherë vendimin për tu ndarë.

Armina Mevlani u shpreh se do të fliste me partnerin për të kuptuar arsyen e tradhtisë dhe nëse nuk do e bindte, atëherë s’do e falte.

“Do e falje tradhtinë dhe a mendon se ka dashuri pas tradhtisë?”- e pyet një nga ndjekësit.

“Mendoj jeta dhe njeriu janë shumë komplekse, tradhtia jo gjithmonë është mungesë dashurie dhe vjen për shumë arsye. Varet nga rrethanat, do ulesha dhe do flisja me partnerin për të kuptuar “përse-në” dhe nëse nuk më bind nuk do e falja. Ka dhe raste që mendoj që duhet falur,”- iu përgjigj ajo.

Blogerja dha edhe këshilla për një marrëdhënie të shëndetshme, duke u sugjeruar ndjekësve që të provojnë gjëra të ndryshme me partnerin.

“Ndonjë këshillë dashurie? Dukesh shumë romantike”- e pyeti një tjetër ndjekës.

“Mundohu të bëni gjëra të ndryshme që të mos mërziteni. Bëni aventura, udhëtime, dashuri në vende të ndryshme dhe respektoni njëri-tjetrin. Trajtoje partnerin si mikun tënd të ngushtë,”- e këshilloi ajo.

Ndërkohë Armina Mevlani foli edhe për ankthin dhe sulmet e panikut që ka përjetuar.

“Mendoj se të gjithë deri diku përjetojmë ankth dhe sulme paniku. I kam kaluar duke i thënë vetes që është kalimtare dhe duke folur me shoqen e ngushtë. Nuk më ndodhin shpesh gjithsesi,”- përfundoi blogerja.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al