27 Tetor, 2018

“A di të bëhesh nervoze?”, Kejvina Kthella habit me deklaratën: Jam një skizofrene


Velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella ka vendosur të zbulojë disa gjëra të reja për veten në “Instagram”.

Ajo ka vendosur që të bashkëbisedojë me ndjekësit e saj nëpërmjet pyetje-përgjigjeve në “Instastory”.

Kështu, një fans e ka pyetur nëse ajo “di të bëhet nervoze ndonjëherë?”. Kejvina ka habitur me përgjigjen duke e cilësuar veten si skizofrene.

“Gjithmonë nervoze jam, unë jam një skizofrene”, u shpreh Kejvina. Kjo e fundit ka treguar gjithashtu se e ka patur 4 mesataren në shkollë.

A janë të vërteta këto deklarata apo janë thjesht batuta humori mes Kejvinës dhe fansave të saj? Të presim pyetjet dhe përgjigjet e tjera të Kejvinës.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al