9 Nëntor, 2022

“Jam i lidhur prej 1 viti e gjysmë”/ Kush është banori i Big Brother Vip Kosova


“Big Brother VIP Kosova” po vazhdon dita-ditës të zbulojë detaje të reja lidhur me banorët që do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme.

Pak më parë, përmes një postimi në Instagram, publiku është pyetur përmes disa të dhënave për emrin e dytë që do të jetë lojtari më i ri.

“Nuk po hyj single, qe 1 vit e gjysmë jam në lidhje me çikën më të bukur të Prishtinës”, shkruhet në postimin, i cili ka marrë komente të shumta dhe padyshim nuk kanë munguar as emra.

 

Kujtojmë që deri më tani janë zbuluar prezantuesit e reality show të famshëm, të cilët do të jenë Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti. Gjithashtu, një prej opinionistëve do të jetë Olti Curri.

“Big Brother” do të transmetohet këtë vit për herë të parë në Kosovë në formatin “Vip”. Teksa prej muajsh përflitet data e fillimit të këtij spektakli, akoma nuk ka diçka zyrtare. Së fundmi moderatori i reality-showt, Alaudin Hamiti ka zbuluar pak nga skena e “Big Brother Vip Kosova.” Moderatori ka publikuar një foto në Instastory, ku nuk ka zbuluar shumë, por kjo është një nga pamjet e rralla të skenës, duke pasur parasysh se produksioni ka qenë mjaft i “fshehtë” në lidhje me detajet e programit.

Kuriozitet të madh ka pasur edhe për konkurrentët pjesëmarrës. Gjatë një interviste që ka dhënë, Jonida Vokshi  u pyet mbi emra konkretë, ndonëse hezitoi të zbulonte më tepër. “Emra nuk zbulojmë dot, por harta është shumë e larmishme për faktin se ka shqiptar nga Shqipëria, shqiptar nga Kosova, shqiptar nga diaspora.

© Panoramaplus.al