10 Shtator, 2022

“Nuk je shqiptare, je kosovare”! Kështu reagon Arbenita Ismajli kur vihet përballë kësaj situate (VIDEO)


Modelja e njohur Arbenita Ismajli, këtë periudhë është marrë shumë me rrjetet sociale, sidomos TiKTok . Arbenita është goxha aktive në këtë platformë, ku shpeshherë ndan video argëtuese me fansat e saj.

Mirëpo së fundmi, ajo ka realizuar një video ku nëpërmjet zërit në të, tregon se si “përgjigjet” ajo kur i thojnë nuk është shqiptare, por kosovare.

@arbenitaismSkanderbeg rolling on his grave rn

♬ Follow stylechannel – Stylechannel

Edhe nga videoja e mësipërme duket se modeles nuk i pëlqen fare ky diferencim, në një kohë kur themi se Kosovë-Shqipëri jemi një.

Kujtojmë që disa kohë më parë Arbenit Ismajli u gjykua nga përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi publikoi një foto provokuese në Instagram. Kjo erdhi pasi në atë periudhë Feronit Shabani I njohur si Fero ndodhej në burg pasi sulmoi një person në makinë në qytetin e Gjilanit.

“Mos u reklamo shumë se e ke burrin në burg”– shkruante një komentues, ndërsa në një tjetër koment thuhej: “Burrin në burg ti këtu”

© Panoramaplus.al