Kohë më parë u fol për një sherr mes Einxhel Shkirës, Kejvina Kthellës dhe Oriola Marashit. Në media u aludua jo pak rreth arsyeve të sherrit, ndërsa Shkira duke se e ka lënë gjithçka pas.
E ftuar në emisionin “Rudina”, ndonëse nuk foli drejtpërdrejtë në lidhje me ngjarje, Einxhel Shkira u shpreh se është përpjekur gjithnjë që femrat t’i ndihmojë dhe se nuk ushqen urrejtje për asnjë person që është munduar t’i bëjë keq.

“Unë jam shumë feministe. Gjithmonë jam përpjekur që femrat t’i ndihmoj, të eci krah për krah. Nuk kam asnjë lloj kompleksiteti ndaj femrave të tjera, nuk dua t’i bëj të ndjehen keq, të fus intriga apo gjëra të tilla. Unë të gjithë njerëzit i kam falur dhe nuk ushqej urrejtje për njerëzit që më kanë bërë keq, thjesht do më dhimbseshin nëse do të vazhdonin të ushqenin urrejtje ndaj meje”, tha ajo.





