14 Maj, 2021

9-vjeçari humb jetën, pasi u godit nga rrufeja në fushën e futbollit


Një 9-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u godit nga rrufeja ndërsa po luante futboll në një fushë sportive. Ngjarja ndodhi në Blackpool, një lagje në zonën e Lancashire në Britaninë e Madhe.

fusha

9-vjeçari kujtohet si një hero në mbledhjen e fondeve për bamirësi, i cili u vlerësua edhe nga vetë ylli i Liverpool, James Milner, për gjestin e tij.

Mësohet se ai kishte vrapuar disa kilometra për të mbledhur 2500 paund, të cilat ia kishte dhuruar një organizate lokale që merrej me shëndetin mendor.

9-vjeçari i ishte bashkuar kësaj nisme bamirësie për nder të xhaxhait të tij, i cili ishte vetëvrarë në vitin 2018.

Mediat shkruajnë se një stuhi e keqe sapo kishte filluar, ndërsa një rrufe e goditi atë.

Shërbimet e urgjencës u lajmëruan menjëherë në vendin e ngjarjes, por fëmija humbi jetën vetëm pak minuta pasi kishte mbërritur në spital.

Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes. Ne, të gjithë, do të japim mbështetjen e nevojshme si për familjen ashtu edhe për shokët e tij që ishin me të në atë moment tragjik”, tha Daniel Pack, sekretar i klubit sportiv.

© Panoramaplus.al