15 Shtator, 2023

8 milion shikime brenda një dite, interpretimi i Shakiras në “VMA” u cilësua ndër më të mirët


Shakira mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards në New Jersey dhe i mahniti të gjithë me performancën e saj.

Këngëtarja kolumbiane doli në skenë me energji dhe me disa lëvizje atraktive kërcimi, performancë kjo që  u pëlqye dhe u duartrokit nga publiku.

Performanca e plotë është publikuar edhe në YouTube dhe brenda një dite ka kaluar shifrën prej tetë milionë shikimesh.

Komentues të shumtë i kanë dhënë komplimente pafund Shakiras duke e cilësuar ndër interpretimet më të mira në histori të MTV Video Music Awards.

 

 

© Panoramaplus.al