8 Mars, 2019

8 Marsi e gjen nënë për herë të parë, këngëtarja shqiptare zbulon gjininë dhe emrin e foshnjës


Ky 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas e ka gjetur këngëtaren e njohur Anjeza Shahini nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë që së bashku me bashkëshortin e kanë quajtur Victoria Kelis Connolly, shkurt Tori.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”. Anjeza ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me vogëlushen.

“Dita e parë e gruas si nënë. Përshëndeteni vajzën time të vogël Tori, Victoria Kelis Connolly ???? Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël ??‍?që quhet TORI”, shkruan këngëtarja.

© Panoramaplus.al