Një debat që është bërë para 7 vitesh mes Venera Lumanit dhe Flori Mumajesit është risjellë së fundmi sërish në kujtesë nga këngëtarja.

Dyshja janë përplasur me njëri-tjetetrin në “E diela shqiptare” kur të dy konkurronin për “Kënga Magjike”.
Në atë kohë, Venera i tha Florit se përse kishte futur muzikë dhe këngë turbo folk në tregun shqiptar, duke shtuar se ajo bënte muzikë të pastër.
“Unë në fakt, doja t’i bëja vetëm një pyetje Florit. Kam dëgjuar shumë këngë të bukura nga Flori, pse duhet të bësh këngë aq të mëdha, por edhe këngë limonadë, deri diku, futur me këtë turbo folkun brenda?”-tha këngëtarja.
Flori nga ana tjetër deklaroi se për të muzika nuk është një ekuacion i saktë dhe se bën muzikë për çfarë ia ndien shpirti.
“E di sa kam parë si ty unë, Venera? Që bëjnë moral dhe ikin këndojnë nëpër dasma? Do të të vij koha edhe ty”-iu drejtua ai këngëtares.
Së fundmi Venera ishte e ftuar në “Good morning albanians”, ku ndër të tjera foli edhe për debatin me këngëtarin teksa u shpreh se ndihet shumë e vogël para muzikës së tij.
Ndër të tjera ajo tha se këshillën që Flori i dha vite më parë e ka marrë parasysh dhe duke arritur aty ku është tani.
“Nuk më duket etike nëse flasim pa qenë të gjithë prezent në tavolinë, por që nuk reagova sepse nuk më pëlqen që artistët të grricen me njëri tjetrin nga Instagrami, nga rrjetet sociale. Mendoj se do të ishte shumë më e drejtë, shumë më e bukur që në një moment që do të jemi të gjithë bashkë ta diskutojmë sepse është diskutim shumë i mirë. Mua asnjëherë nuk më ka joshur vëmendja nga gërricjet në Instagram.Unë s’e kam sulmuar asnjëherë, jam shumë e vogël para Florit, para muzikës së tij dhe kam përshtypjen jam përzier edhe unë aty, por pyetja ime ka qenë shumë naive dhe si të thuash për të kërkuar një lloj këshille dhe mendoj që është gabuar, me siguri, edhe për shkak të artikulimit të gabuar sepse ka qenë dukshëm naiviteti i një artisti shumë të ri”.- tha këngëtarja.
© Panoramaplus.al

