24 Tetor, 2019

6 vite pas fitores, këngëtarja shqiptare rikthehet tek ‘Kënga Magjike’


Për 6 vite ajo i ka munguar festivalit “Kënga Magjike”, ku për disa vite konkurroi me këngë që edhe sot kanë mbetur hite si “Botën do ta ndryshoja”, “Tani të dua”, “Pa yllin tënd”, “Tatuazh në zemër”.

“Anabel.al” bën të ditur se Besa Kokëdhima do rikthehet këtë vit në “Kënga Magjike” dhe madje do të jetë kantautore e këngës së saj.

Hera e fundit kur Besa konkurroi në këtë festival ishte në vitin 2013 me këngën “Tatuazh në zemër”.

Me këtë këngë Besa arriti të fitonte vendin e parë e gjithashtu fitoi çmimin “Kënga më e mirë Dance”.

© Panoramaplus.al