22 Nëntor, 2019

6 vite miqësi, ish-velinat seksi të “Fiks Fare” flasin për jetën luksoze në Los Angeles: Gjithmonë… (FOTO)


Dy ish-velinat e njohura të “Fiks Fare”, Anisa Mukaj dhe Briseida Mehmeti, kanë qenë së fundmi të ftuara në emisionin “Ftesë në 5”, ku kanë folur rreth miqësisë së tyre 6-vjeçare.

Pasi u larguan nga emisioni investigativ, dy vajzat bukuroshe nisën karrierën si modele. Ato kanë treguar se nënëshkruan kontrata të rëndësishme jashtë vendit, punë që forcuan edhe më tepër miqësinë mes tyre.

Në bisedën në studio, Anisa tregoi se sërish do të nënshkruajnë një kontratë të re, e cila do t’i zhvendosë në Los Angeles. Dy modelet janë pranuar nga një kompani e njohur.

Më pas moderatorja e njohur, Bieta Sulo, i ngacmoi ato duke u thënë se si do e ruanin marrëdhënien nëse do duhej të jetonin e punonin në shtete të ndryshme. Kësaj pyetje iu përgjigje Briseida, ku theksoi se do e merrnin gjithnjë njëra-tjetrën me vete./shqip

 

 

 

© Panoramaplus.al