Këngëtarja e famshme, Bebe Rexha, ka mbajtur një ditë më parë një koncert në Malta, ku të pranishëm kanë qenë mijëra fansa të saj.

Në profilin e saj në “Instagram”, Bebe ka vendosur që të publikojë momentet më të veçanta të këtij koncerti.
E një prej çasteve më të bukura ka qenë kur 29-vjeçarja i ka kërkuar publikut që të ngrenë duart lart dhe të formojnë zemrën.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja me origjinë shqiptare shihet e ulur në skenë që i ka kthyer kurrizin publikut dhe që njësoj si ata bën edhe ajo zemrën me duar.
“50 000 zemra në ajër”, ka shkruar krahas videos Bebe, duke treguar kështu se është pritur mjaft mirë nga fansat e saj të shumtë në Maltë.

