Vajza e këngëtares së njohur Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut sot feston 5-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë kaq të veçantë për bekimin e tyre me të madh, sapo ora shënoj 00:00 të dy prindërit e kanë surprizuar të voglën e tyre duke i kënduar ‘shumë urime për ty’.
Ka qenë vetë këngëtarja e cila e ka ndarë këtë moment të veçantë me ndjekësit e saj në Instagram përmes një videoje.
Në një moment Ajka i ka mbyllur sytë me duar dhe dukej shumë e lumtur nga surpriza që i bënë prindërit.
Krahas videos që Xhensila ka publikuar, këngëtarja ka zgjedhur fjalët e veçanta për ta uruar të voglën e saj Ajkën.
“Masa e gjithçkaje je Ajka ime. 5 vite Diell në shpirtin tomë”, ka shkruar këngëtarja.

© Panoramaplus.al

