5 Shkurt, 2019

5 vite bashkë, Blero kujton ditën kur u njoh me Afronën e i dedikon fjalët që çdo femër dëshiron të dëgjojë


Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka kujtuar ditën e sotme momentin kur u njoh për herë të parë me partneren e tij, Afrona.

Ata sot bëjnë 5 vite bashkë, e për këtë arsye Blero e kujton këtë moment me shumë dashuri. Ai shprehet se që prej fillimit e ka ditur që do të jetë e tija përgjithmonë.

Në profilin e tij në “Instagram”, këngëtari publikoi një fotografi me të dashurën, të cilës i dedikoi edhe disa fjalë emocionuese.

“Gruaja ime, që prej momentit që të kam njohur e kam ditur që do të jesh gjithmonë e imja”, shkruan Blero në foto.

Ndërkohë kujtojmë se këngëtari dhe partnerja e tij do të martohen këtë vit me një dasmë madhështore.

 

Panorama Plus

© Panoramaplus.al