7 Nëntor, 2022

Fshiu të gjitha këngët nga youtube, paralajmërimi i rradhës nga Flori


Pasi fshiu këngët nga You Toube Flor Mumajesi  shtoi se muzika e tij ka ‘vdekur’ tashmë.

Në fund këngëtari u shpreh se është shumë mirë dhe se mund të bëj prap muzikë.

 “Unë kam fshirë të gjitha këngët e para tre muajsh në kanalin tim zyrtar, 45 vepra, më erdhën nja 10 mesazhe ‘pse nuk e shikoj më këtë këngën’. Këngën “Me Fjalë të Vogla”, këngën “Plas”, këngën “Thjesht të Du”, ka tre javë që nuk janë në “YouTube” dhe s’do janë as në “Spotify”. Deri dje ishin, jo më kot e vura këngën mbrëmë, sepse këto kohë kam pasur atë aktivitetin që i zgjoja njerëzve memorien për të parë e për të vërtetuar a mungonte kënga “Me Fjalë të Vogla” për shembull që është pikë e dobët, “Plas”, “Thjesht të Dua.”

 Jam shumë mirë, mund të bëj muzikë prapë, por është më mirë të shkosh në fund të detit dhe të marrësh vrull”.

Së fundmi, Flori ka publikuar një tjetër video në Instagram, ku thekson: “Kam pasur trafik mesazhesh, telefonatash, në Whatsapp, në Instagram. Edhe gazetarët më kanë kërkuar prononcime, të bëjë intervista. Të gjithë ju që më keni shkruar shumë, po shumë, meritoni një rrëfim. Meritoni një takim me mua, në mos live, në video, në audio. Sonte në Instagram, si thoni?”, shprehet Flori.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi)

 

© Panoramaplus.al