11 Gusht, 2022

“4 ditë pa rroba”/ I humbi valixhja gjatë udhëtimit, Alketa Vejsiu zbulon çfarë ka ndodhur: Kushedi ku…


Moderatorja Alketa Vejsiu ndau pak ditë me parë me ndjekësit e saj në Instagram një incident që i kishte ndodhur gjatë udhëtimeve.

Ashtu si vetë Alketa pranoi, ajo kishte humbur valixhen dhe prej ditësh kishte mbetur pa rroba, vetëm me çantën e dorës. Megjithatë kjo nuk e ka ndaluar që ajo të vijojë udhëtimin e lumtur.

“Kam 4 ditë që më ka humbur valixhja transit në Vjenë! Pa rroba, vetëm me çantë dore, në këtë udhëtim do shikoni megjithatë një njeri të gëzuar. Nësë keni përvoja të ngjashme më thoni ju ka ardhur valixhja? Pas sa ditësh? Ku jua dërguan?,”-shkroi ndër të tjera Vejsiu në një postim në Instagram.

Së fundmi ajo ka përditësuar ndjekësit e saj, duke zbuluar se më në fund i ka gjetur valixhet me rroba.

Në një postim në Instastory, moderatorja shkruan: “Si përfundim u ktheva vetë në vendin e nisjes në Amsterdam për ta marrë se kushedi ku do të përfundonte u shpreh.”

Kujtojmë se së fundmi moderatorja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj. Ndër pyetjet që i janë drejtuar Alketës ka qenë edhe dëshira për një fëmijë të tretë.

Vejsiu ka habitur me përgjigjen e saj duke u shprehur se jo një por dy binjakë do i shkonin shumë në këtë stad të jetës.

“Po dy binjakë më shkojnë më shumë tani. Nuk mungon as eksperienca për ti rritur në mënyrë praktike dhe sportive”,– u shpreh Alketa.

Më herët e pyetur për këshillat që i jep vajzës së saj moderatorja u shpreh: Bëhu një grua e pavarur dhe e lirë! Ndërto një system vlerash! Veproni me modesti dhe mbanj atë pamje natyrale perëndimore dhe jo oriental! Ji e sjellshme, gjithmonë.”

© Panoramaplus.al