18 Tetor, 2023

Preu flokët, Britney Spears pas 16 vitesh zbulon për herë të parë për vendimi drastik


Këngëtarja e njohur Britney Spears prej kohësh është në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të veprimeve të çuditshme që ajo bën.

Shokoi fansat kur preu flokët në vitin 2007 – Britney Spears më në fund zbulon pse e mori vendimin drastik

Së fundmi pas 16 vitesh përmes librit të saj “The Woman in Me”, artistja ka zbuluar për herë të parë arsyen se pse i preu flokët para konservatorit.

“Më kishin parë aq shumë sy duke u rritur. Më kishin parë lart e poshtë, njerëzit më tregonin se çfarë mendonin për trupin tim, që kur isha adoleshente. Rruajtja e kokës dhe aktrimi ishin mënyrat e mia për të vazhduar”, ka shkruar Britney.

Ndërsa vazhdoi: “Më bënë të kuptoja se ato ditë tani kishin mbaruar. Më duhej të rritja flokët dhe të kthehesha në formë. Më duhej të shkoja në shtrat herët dhe të merrja çfarëdo medikamenti që më thanë të merrja”.

© Panoramaplus.al