Këngëtari i njohur korçar Stefi Prifti, është bërë gjysh për herë të parë, me një nip, emri i të cilit është Zayan.

Lajmin e bukur e ka ndarë vetë këngëtari, ku nëpërmjet një fotoje të shpërndarë në rrjetet sociale me nipin e tij nga spitali, ai ka shprehur dhe emocionet e veçanta që ka ndjerë në takimin e parë me të voglin.
Stefi ka treguar se ndjesia e të bërit qysh për të është një mrekulli si dhe një statusi bukur.

Kujtojmë se para pak kohësh, këngëtari ka bërë me dije se ka rigjetur dashurinë, 7 vite pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij, Marina, në moshën 45-vjeçare.
Ai konfirmoi romancën e re me anë të një postimi në rrjetet sociale në ditën e lindjes së tij, ku publikoi foto teksa mban dorën në këmbën e partneres, por pa i zbuluar identitetin.
“Ditëlindja ime këtë vit ka një ndryshim madhor… ❤️ Me vajzat e mia dhe njerëzit e mi te familjes e kam ndare prej disa kohesh. Është momenti ti paraprij unë personalisht këtij ndryshimi ne jetën time. Për miqtë dhe njerëzit qe na duan dhe respektojnë e pashe te arsyeshme te bej këtë postim ne këtë dite te shënuar… ne ditëlindjen time”, shkroi këngëtari.




