Jona Spahiu në fillimet e karrierës ka qenë një ndër moderatoret më të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Mirëpo, kohët e fundit ajo është më pak e përfshirë në botën e televizionit, duke u fokusuar më shumë te rrjetet sociale dhe tek karriera e saj si blogere. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi Jona ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, ndërsa një ndër fansat e saj të ‘zjarrtë’ i ka rikujtuar asaj fillimet në ekran duke u shprehur se ajo ka qenë e preferuara e saj.

Teksa ka postuar një foto nga fillimet e saj të karrierës, Jona është rikthyer pas në kohë dhe ka deklaruar se në atë kohë mezi priste të takonte Marina dhe Luana Vjollcën te dhoma e grimit.

“As un s’e mbaja mend këtë. 20 vjeç, ashensori i Piramidës, xhironim 3 emisione në ditë. Mezi prisja të shihja Marinën dhe Luanën te grimi”, ka shkruar Jona.

Aktualisht ajo ka vendosur të tërhiqet disi nga ekrani për t’iu përkushtuar më shumë biznesit dhe familjes. Megjithatë, ndryshe nga shumë kolege të sajat, Jona ka zbuluar idhujt e asaj në kohën kur ishte dhe vetë pjesë aktive e ekranit.


