Mbreti i muzikës ‘RAP’ Tupac Shakur i cili u vra në shtator të vitit 1996 në moshën 25-vjeçare, do të nderohet me një yll në Bulevardin e Hollivudit më 7 qershor.

Ana Martinez, producentja e Hollywood Walk of Fame, tha në një deklaratë:
“Tupac Shakur ishte një reper, aktor, aktivist, poet dhe revolucionar. Ky artist ikonë ka vazhduar të jetë pjesë e Hollyëood-it për dekada pas vdekjes së tij dhe do të vazhdojë të jetë një figurë e rëndësishme kulturore për shumë vite në vijim.”
Ana theksoi se ylli i Tupac do të bëhet një atraksion i madh për fansat e repit, duke shtuar: “Me siguri, si një nga LA, ylli i Tupac do të shtohet në listën e yjeve më të vizituar”.
Tupac ende njihet gjerësisht si një nga reperët më me ndikim dhe më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Ai vdiq më 7 shtator 1996 pasi u përfshi në një të shtëna me makinë në Las Vegas.

© Panoramaplus.al

