15 Nëntor, 2022

Dasëm në horizont? Fifi publikon foto me fustanin e bardhë


Ky vit mund të cilësohet i suksesshëm për këngëtaren Filloreta Raçi-Fifi si nga  ana profesionale dhe ajo private. 

Bukuroshja publikon disa fotografi, ku bie në sy fustani i saj i bardhë  bëri një veprim të papritur duke e shikuar veten në pasqyrë,  dhe duke i dërguar puthje.

Adhuruesit e saj i pritën shumë mirë fotografit duke i dërguar komente pozitive.

Fifi, dhe partneri i saj Adis Patusi kanë qenë mjaft të përfolur në media që kur dolën publikisht me romancën e tyre.

Pavarësisht kritikave dhe reagimeve nga ndjekësit në rrjetet sociale, çifti vijuan ta jetojnë dashurinë e tyre në sy të publikut duke ndarë momentet e tyre më të ëmbla krahë njëri-tjetrit. Këngëtarja ka publikuar një video ku shfaqet krahë Adisit dhe ajo ç’ka ra në sy ishte ‘kërkesa’ e saj. “Të dua deri në vdekje edhe hajde tundu mos më rri… unazën tani!!”- shkroi Fifi krahas videos.

 

Ajo  ka publikuar këngën më të re të titulluar “Vëmendje”.

Nisur nga titulli, artistja lë të kuptohet se është një këngë që flet për atë që ka kaluar pas daljes nga “Big Brother VIP”. Ajo i referohet akuzave pas daljes nga shtëpia e famshme, se gjithçka e ka bërë për vëmendje. Fifi ndalet gjithashtu te momenti kur i bie të fikët gjatë spektaklit live, që u pasua më pas me daljen e saj nga “BBV”, teksa ironizon komentet se ka qenë aktrim nga ana e saj.

 

 

© Panoramaplus.al