Aktori i njohur hollivudian Leonardo Di Caprio po shijon romancën me të dashurën e tij 23 vite më të re, Camila Morrone.

45 vjeçari dhe modelja 22 vjeçare kanë diferencë shumë të madhe në moshë me njëri tjetrin por duket që Morrone nuk e ka aspak problem këtë gjë.
Ajo, në një intervistë së fundmi për ‘Los Angeles Times’ është shprehur se ndryshimi i madh në moshë me partnerin e saj nuk ka kurrfarë rëndësie për të.

“Në Hollywood dhe në historinë e botës ka shumë marrëdhënie ku njerëzit kanë diferenca të mëdha në moshë. Unë mendoj se dikush thjesht duhet të dalë me kë dëshiron ai apo ajo”, u shpreh modelja.
© Panoramaplus.al
