18 Shtator, 2022

2022 plot me zemra të thyera: Ndarjet më të bujshme të verës në Hollywood


Kur ka kaluar gjysma e vitit, 2022 ka parë tashmë shuumë çifte të famshëm që janë ndarë. Ndërsa mund të duket sikur disa çifte thjesht janë të destinuara për të qenë bashkë, ndonjëherë gjërat thjesht nuk funksionojnë siç është planifikuar.

‘Panorama Plus’ sjell ndarjet më të bujshme të muajve të fundit:

Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone 

Më 30 gusht, u raportua se Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone u ndanë. Marrëdhënia e tyre, e cila filloi në janar 2018, përfundoi vetëm dy muaj pas ditëlindjes së 25-të të Morrone, duke e çuar më tej narrativën se aktori nuk ka dalë kurrë me dikë mbi 25 vjeç.

Kim Kardashian dhe Pete Davidson

Ylli 42-vjeçar dhe komediani kanë vendosur të ecin në rrugë të ndara pas nëntë muajsh së bashku. Pavarësisht ndarjes, një burim i tha E!News, se Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë “shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin”. Dyshja u lidhën në tetor 2021 pasi Kim Kardashian ishte e ftuar në ‘Saturday Night Live’. Në një skenë të paharrueshëm, të dy, të veshur si Jasmine dhe Aladdin, ndanë një puthje. Disa javë më vonë, të dy u panë të kapur për dore. Pjesa tjetër ishte histori.

Shakira dhe Gerard Pique

Çifti prej shumë kohësh Shakira dhe Gerard Piqué njoftuan ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët në fillim të qershorit, duke thënë: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin.”

Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard

Thashethemet se supermodelja thuhet se ishte ndarë nga bashkëshorti i saj prej katër vitesh, kohët e fundit filluan të qarkullojnë pasi ajo u pa pa unazën e martesës. Pretendimet se bashkëshortie saj e ka tradhëtuar gjithashtu filluan të qarkullojnë. Një burim më vonë konfirmoi për ‘People se të dy’, në fakt, kishin marrë rrugë të ndara. “Ata u ndanë së fundmi. Ishte vendim i Emit. Ajo po shkon mirë. Ajo është e fortë dhe e fokusuar te djali i saj. Ajo pëlqen të jetë nënë.” Të dy kanë një djalë 1-vjeçar, Sylvester Apollo Bear.

Michael B. Jordan dhe Lori Harvey

Në qershor, një burim i tha ‘People’, se të dy e kishin lënë pas lidhjen e prej më shumë se një vit. Burimi tha: “Michael dhe Lori janë të dy plotësisht të thyer” dhe “Ata ende e duan njëri-tjetrin”. Ndërsa aktori dhe modelja kanë ndarë foto nga marrëdhëniet e tyre në rrjetet sociale në të kaluarën, nuk ka më asnjë foto të të dyve së bashku në asnjërën prej tyre.

Lisa Bonet dhe Jason Momoa


Pas 16 vitesh bashkë, dyshja njoftuan se do të divorcoheshin. Në një deklaratë të përbashkët në Instagram thuhej: “Ne të gjithë e kemi ndjerë shtrëngimin dhe ndryshimet e këtyre kohërave transformuese… Një revolucion po shpaloset ~dhe familja jonë nuk bën përjashtim… ndjenja dhe rritje nga ndryshimet sizmike që ndodhin dhe kështu~ Ne ndajmë lajmin tonë familjar~ Se po i ndajmë rrugët”. Postimi vazhdoi, dhe në fund, u nënshkrua “J & L.”

Olivia Rodrigo dhe Adam Faze

‘Page Six’ raportoi se artistja fituese e ‘Grammy’ dhe produecenti filluan lidhjen në korrik 2021. Por edhe ata u fotografuan shpesh bashkëpak muaj më parë vendosën të ndahen.

Liam Hemsworth dhe Gabriella Brooks

Lajmet e fundit thonë se aktori dhe modelja, Gabriella Brooks, nuk janë më bashkë. Një burim i tha ‘InTouch’ se Hemsworth – i cili më parë ishte i martuar me Miley Cyrus – “nuk donte të ishte i lidhur dhe puna është rritur që nga fundi i pandemisë”. Të dy ishin së bashku për gati tre vjet.

Florence Pugh and Zach Braff

Pas muajsh spekulimesh, Florence Pugh më në fund konfirmoi ndarjen e saj nga aktori Zach Braff në kopertinën e saj të ‘Harper’s Bazaar’. Dyshja ishin së bashku për tre vjet dhe vendosën të ndahen në fillim të këtij viti.

Alex Rodriguez dhe Kathryne Padgett

Duket se A-Rod është edhe një herë beqar dhe gati për t’u lidhur sërish. Një burim i tha ‘Page Six’ se ai dhe Kathryne Padgett janë ndarë, por ende në kushte të shkëlqyera, duke thënë: “Ata janë miq të mirë – ata janë secili beqar. Ata u ndanë, por janë shumë të ngushtë. Është gjithçka mirë.”

Scott Disick dhe Rebecca Donaldson

Jo saktësisht një surprizë e madhe, por Scott dhe Rebecca u ndanë pas vetëm disa muajsh, me një burim që i tha E!News, “Edhe pse kishin një romancë jetëshkurtër, ajo ishte padyshim serioze. Ai e shijoi kohën me të, por e kuptoi se nuk ishte në një moment për lidhje tani.”

Liam Payne dhe Maya Henry

Kjo nuk mund të ishte më dramatike. Pas shumë ulje-ngritjeve, ‘Us Weekly’ raportoi se Liam dhe Maya u ndanë dhe lajmi për ndarjen e tyre erdhi mes një fotoje të Liamit me një person tjetër që u shfaq në mediat sociale. Maya përfundoi duke komentuar foton, duke shkruar (nëpërmjet @PopCrave), “I dua shumë fansat, por ju lutem mos më dërgoni këto foto të të fejuarit tim me një grua tjetër. Ky nuk jam unë dhe është mjaft e vështirë të dish që kjo ka ndodhur pa e parë. Mjaft tani.”

© Panoramaplus.al