Reperi i njohur Nelly dhe këngëtarja Ashanti i kanë dhënë një shans të dytë dashurisë së tyre pas 20 vitesh ndarje.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(978x454:980x456):format(webp)/nelly-ashanti-1-cf2c77705eff4366a4b630a4b1abc81d.jpg)
Ashanti mori pjesë në “MTV VMA Awards”, ku Nelly po performonte ndërsa në dorë mbante një çantë me një foto të vjetër me reperin kur ata morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në 2003.

Lajmin e ëmbël e ka konfirmuar vetë Ashanti gjatë një interviste me E! News, teksa gazetari i tha që çanta ishte “e lezetshme” dhe u pyet nëse ajo dhe ylli i “Hot in Here” ishin sërish në një lidhje.
Ajo u përgjigj: “Mendoj që…po”.
Kujtojmë që dyshja u lidhën së bashku në vitin 2003, ndërsa u ndanë disa vite më pas.

Megjithëse pasi i dhanë fund romancës, ata nuk ruanin marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(749x0:751x2):format(webp)/nelly-ashanti-13-7988cc7fdeb7422fa79900d1c566a783.jpg)
© Panoramaplus.al

