Dashuria e Kobe Bryant për gruan e tij Vanessa do të jetë një nga trashëgimitë e tij më të përhershme.

Basketbollisti 41-vjeçar, i cili vdiq së bashku me vajzën 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë të dielën në një aksident ajror, i bëri një dedikim emocionues Vannesës dy muaj më parë për të shënuar përvjetorin e ditës së parë që u takuan.
Ai publikoi në foto të vjetër me bashkëshorten në Instagram ku shkroi: “Në këtë ditë, 20 vite më parë takova shoqen time më të mirë. Mbretëresha ime.”
Ylli i basketbollit gjithashtu publikoi një foto në ditët e sotme me Vanessën përpara Sleeping Beauty Castle në Disneyland.
“Vendosa ta çoj në një takim në Disneyland. Të dua mamacita përgjithmonë,”- shtoi Kobe.
Bryant u martua me Vanessën në vitin 2001. Çifti sollën në jetë 4 fëmijë së bashku, vajzat Natalia, 17 vjeç, Gianna, 13, Bianka, 3 dhe Capri, 7 muajshe.
“Shumë prindër punojnë vazhdimisht dhe fëmijët e tyre rriten nga dado. Por Bryants kanë qenë gjithmonë ndryshe. Fokusi tek familja ishte përparësia e tyre. Vannesa u kujdes për ta duke qëndurar në shtëpi ndësa Kobe pasi hoqi dorë nga basketbolli u fokusua tek rritja e vajzave,”- tha një burim.
Bryant dhe vajza e tij Gianna ishin po udhëtonin për të shkuar një lojë basketbolli për të rinj në Thousand Oaks kur helikopteri i tyre u rrëzua në Calabasas dhe mori flakë.
Kobe Bryant dhe vajza Gianna disa nga momentet e tyre të fundit së bashku i kaluan në kishë.
Ish-baskebollisti katolik dhe 13-vjeçarja morën pjesë në një meshë në orën 7 të mëngjesit në Cathedral of Our Lady Queen of the Angels në Neëport Beach sipas People.


© Panoramaplus.al

