Rreth dy javë më parë, Ajola Xoxa humbi babanë e saj. Publicisti Arben Xoxa ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë më 24 shkurt të këtij viti.

Ditën e sotme, Ajola ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet duke u përqafuar me të atin, kujtim i shkëputur nga një prej ditëve më të rëndësishme të saj, nga ajo e dasmës.

Në postimin e saj, Xoxa ka një mesazh për të gjithë ne që të vlerësojmë dhe të kujdesemi për prindërit tanë. Ajo shprehet se ajo çka i mungon më shumë nga i ati është një përqafim.

“U bënë më shumë se 2 javë pa babin dhe ajo çka më mungon më shumë është ta përqafoj. Të gjithë ju që i keni prindërit pranë, thojuni sa shumë i doni dhe përqafojini fort, ashtu siç do të kisha dashur të mund ta përqafoja tim atë tani. Për ju që i keni larg, merrini në telefon dhe bëni një bisedë të gjatë me ta. Asgjë nuk i gëzon më shumë se sa të jenë në praninë tuaj, e do të vijë një ditë që asgjë s’do t’ju gëzonte më tepër sesa të ishit në praninë e tyre. Thesari i vërtetë në këtë jetë është familja”, shkruan në postimin e saj në “Instagram” Ajola.



