3 Shtator, 2019

19-vjeç dhe baba i një djali 2-vjeç, ja kush është reperi që u kap me drogë në Tiranë


Reper nga Kosova,  Ensar Elshani, i njohur me emrin artistik, Fuego, u vu në prangat e policisë ditën e djeshme në Tiranë, pasi dyshohet se u kap me drogë.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar vetë reperi përmes rrjeteve sociale, por qëndrimi në qel nuk ka zgjatur më shumë se sa 24 orë për reperin, pasi ai u ka i lirë ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur po vetë reperi, i cili ka publikuar një foto në Instastory. “I lirë”, shkruan ai në foton e akt-vendimit të publikuar në Instastory, shoqëruar me një emoji të djallit.

Në dokumentin e publikuar nga vetë ai, shihet se lirimi i tij është me kusht dhe se duhet të paraqitet sërish në policinë e Tiranës.

Reperi është i martuar madje ka dhe një djalë 2 vjeç.

© Panoramaplus.al