Një 18-vjeçare shqiptare ka befasuar jurinë e Italia’s Got Talent duke sjellë një version të padëgjuar ndonjëherë të këngës “Shallow” të Bradley Cooper dhe Lady Gagës.

Vanesa Krasniqi ia dedikoi këngën anëtarit të jurisë, Frank Matano duke e kënduar me zërin e ‘chipmunk’.
Madje të dy, Vanesa e Matano filluan të performonin së bashku në skenë.
Pas mbarimit të performancës, anëtari i jurisë ju drejtua shqiptares duke thënë: “Faleminderit, ishte një nga momentet më të bukura të jetës sime. Faleminderit që erdhe këtu dhe më kushtove këtë këngë.”
Vanesa u kualifikua në garë duke marrë 3 nga 4 votat.

