Dua Lipa është paditur pasi publikoi në Instagram-in e saj një foto të shkrepur nga paparacët.

Sipas dokumenteve të Gjykatës amerikane, këngëtarja u fotografua teksa priste në radhë në një aeroport në shkurt të vitit 2019. Më vonë, ajo e ndau këtë imazh me ndjekësit e saj në rrjete sociale, pa “leje ose autorizim”, raporton “Daily Mail”.

Ndonëse këngëtarja shqiptare e fshiu foton, ajo duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 150 mijë dollarësh.

Kjo sepse Instagram-i i saj vepron si një mjet marketingu për muzikën që krijon, e si i tillë, bën që Dua të përfitonte edhe nga fotoja e publikuar.

Kompania po kërkon gjithashtu një urdhër që e pengon këngëtaren nga veprimet e mëtejshme të shkeljes, si dhe shpenzimet ligjore.

Lipa e postoi foton në llogarinë e saj në Instagram më 7 shkurt 2019, rreth katër ditë pasi ishte shkrepur. Postimi i fshirë tregon artisten që qëndron në radhë, shtrëngon biletën e saj të avionit dhe pasaportën, ndërsa mban një kapelë të madhe në kokë.

“Integral Images” kishte aplikuar për të drejtat e autorit të imazheve dhe kërkesa iu dha në 20 shkurt 2021, pas postimit të Lipës në Instagram, sipas të dhënave nga Zyra Amerikane e të Drejtave të Autorit.

Kompania pretendon se Lipa “me vetëdije” postoi foton në mediat sociale pa leje dhe e la aty për të fituar para nga imazhi.


