7 Gusht, 2020

Sëmurë prej ditësh, Bebe Rexha zbulon dëshirën më të madhe për momentin: “Dua…”


Kohët e fundit, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka patur probleme shëndetësore.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar foto dhe video, nëpërmjet të cilave u ka treguar fansave gjendjen aktuale.

4ef8d689-280e-4e74-bf9c-172a48e5ddb2

Bebe vuan nga sinoziti, i cili i ka shkaktuar një infeksion që nuk po e lë të qetë.

Në një nga videot e publikuara, ajo shkruante: “Infeksioni i sinozitit, i cili nuk mbaron kurrë”.

E lodhur dhe me rrathë të zinj poshtë syve, ajo zbuloi dëshirën që ka në këto momente të vështira: “Dua mamin”.

8f5203f7-12f6-4643-ba2c-fceca87a93c2

Nga videot e publikuara duken edhe hematomat (hematoma është i enëve të gjakut, të cilat gjenden nën sipërfaqe të lëkurës. Nëse këta kapilarë dëmtohen, një sasi e vogël gjaku rrjedh dhe krijohen njolla në ngjyrë të kaltër, të zezë, ose vjollcë).

Pavarësisht gjendjes, nuk ka munguar edhe një koment nga ana e saj në lidhje me shpërthimin në Bejrut dhe me pandeminë e koronavirusit. Ajo shkruajti: “ Jam ende mirënjohëse për këtë jetë të mrekullueshme që zoti më dha. Lutem për të gjithë njerëzit në Bejrut dhe në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën, që janë të sëmurë dhe po vuajnë. Shumë dashuri dhe lutje dhe energji pozitive për të gjithë ju. Ju dua!”

c5086812-3630-42ff-b1f9-4aa7ca07040a86c1d0f0-98fd-47c1-a222-590e6c6164879d97faef-f760-44f7-a756-569663c2ce38

© Panoramaplus.al