28 Nëntor, 2018

106 vjet shtet shqiptar/ Stërmbesa e Skënderbeut uron të gjithë shqiptarët me kujtimet e saj në atdhe


Edhe pse nuk jeton në Shqipëri, Sofie Kastrioti nuk i harron asnjëherë rrënjët. Ajo uron gjithmonë shqiptarët për ditët më të rëndësishme si ato të 28 dhe 29 Nëntorit.

Pasardhësja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, e cila jeton në Australi është sot në mesin e të famshmëve që urojnë për Pavarësinë.

Sofie ka zgjedhur të publikojë disa fotografi në “Instastory”, kur ajo ka qenë në Shqipëri”. “Urime kjo pavarësi e një kombi”, nisi ajo postimet.

Ajo ka një karrierë si muzikante dhe në intervista të mëparshme është shprehur krenare me faktin se është pasardhëse e Skënderbeut.

Ndërkohë kujtojmë se Sofie po ashtu performoi në Melbourne “Vallen e Rugovës”, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al