2 Dhjetor, 2022

“100 modele pa të brendshme”/ Festa e ‘çmendur’ e Lenoardo DiCaprios në jahtin 150 milionë dollarësh


Leonardo DiCaprio ishte së fundmi pjesë e një festë “të çmendur” të orgnaizuar në Miami në një jaht i cili është në pronësi të një miliarderi suedez.

Jahti i quajtur Vava II është në pronësi të Ernesto Bertarellit dhe vlerësohet rreth 150 milionë dollarë.

Page Six kanë raportuar se festa në Miami në të cilën mori pjesë DiCaprio filloi pas mesnate dhe ishte në lëvizje të plotë rreth orës 5 të mëngjesit, me sportistet Venus dhe Serena Ëilliams të pranishëm. Të ftuar të tjerë ishin dhe aktorët Jared Leto, Vito Schnabel, Reilly Opelka, Vivi Nevo dhe Paolo Zampoli.

E njëjta media pohon se në festë ishin gjithashtu të pranishme rreth 100 modele.

“Ishte një grup vajzash që kishin veshur fustane me rruaza pa asgjë poshtë, pa të brendshme. Mund të shihje gjithçka,” tha një burim.

DiCaprio kishte qenë në festën që u organizua në të njëjtin jaht në St. Tropez në verën e vitit 2022.

48-vjeçari që kur u nda nga Camila Morrone në verë, është përfolur për një romancë me modelen Gigi Hadid , e cila është 27 vjeç, më e madhe se partneret e tij të zakonshme.

 

© Panoramaplus.al