30 Qershor, 2023

10 njerëz u vranë dhe mijëra u plagosën në koncertin e Travis Scott, ja vendimi që mori gjykata për reperin e njohur


Dy vite më parë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në koncertin e reperit të njohur Travis Scott, “Astroword” në Hjuston, ku 10 njerëz humbën jetën dhe mijëra u plagosën.

Pas akuzave të shumta që Travis është shkaktari i kësaj ngjarje, së fundmi gjykata e teksasit e ka shpallur të pafajshëm reperin, i cili në momentin që ndodhi ngjarja po performonte në skenë këngët e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë avokati i Scott, Kent Schaffer gjatë një deklarate për shtyp.

Ai tha: “Vendimi i sotëm i Prokurorit të Qarkut Harris konfirmon atë që ne kemi ditur gjatë gjithë kohës – që Travis Scott nuk është përgjegjës për tragjedinë e ‘Astroworld’. Ndërsa pritej me padurim për vendimin e Prokurorit të Qarkut, Travis Scott është akuzuar në mënyrë të padrejtë dhe gabimisht.

Tani që ky kapitull është mbyllur, ne shpresojmë që përpjekjet e qeverisë të përqendrohen në atë që është më e rëndësishmja – ndalimi i tragjedive të ardhshme zemërthyese si Astroworld që të mos ndodhin përsëri.”

© Panoramaplus.al