Kohët e fundit, duket se të gjithë po flasin për “Euphoria”. Seriali që ka marrë vëmendjen e gjithë të rinjve dhe jo vetëm, sapo mbylli sezonin e dytë që nuk mund të ishte më i suksesshëm se kaq.

Seriali flet për një 17-vjeçare, Rue (luajtur nga Zendaya), e cila e kaloi verën e saj në rehabilitim për një mbidozë gati fatale të drogës. Sidoqoftë, secili episod ka të bëjë me një karakter të ndryshëm. Euphoria futet shumë më thellë në çëshje të caktuara dhe kjo mund të jetë arsyeja pse të gjithë janë të fiksuar me të. Temat kryesore të këtij seriali janë seksi, droga dhe dashuria e të rinjve.
Trajtimi i përdorimit të drogës, është ndryshe nga çdo serial tjetër. Ky nuk është seriali i parë që flet apo përmend drogën, por mund të jetë ndër të parët, që tregon se çfarë iu bën ajo njerëzve dhe jetës së tyre.
Më poshtë po ju sjellim disa nga faktet më interesante rreth serialit, që edhe ndjekësit më besnikë mund të mos i dinë.
- Hunter Schafer nuk ka aktruar kurrë më parë
Me siguri as që ua ka marrë mendja! Roli i saj Jules na ka tronditur dhe magjepsuar njëkohësisht me mënyrën e aktrimit. Historia e vërtetë: Hunter ishte një modele para Euphoria, nuk kishte aktruar kurrë më parë dhe mësoi për audicionin përmes ‘Instagram’.

- Zendaya ishte opsioni i vetëm që të luante Rue
Krijuesi i serialit Sam Levinson kur prezantoi qëllimet e tij për projektin kishte shfaqur një foto të madhe të aktores. “Sam më tha se isha në tabelën e tij të vizionit për Rue, gjë që mendova se ishte e çmendur. Unë thashë: “Nuk të besoj. Çfarë kam bërë në karrierën time për të provuar se mund ta bëj këtë?” tha Zendaya për Entertainment Weekly.

- Jacob Elordi ishte i pastrehë përpara se të bëhej pjesë e serialit
Si Nate Jacobs, Jacob luan djaloshin e keq që të gjithë e urrejmë. Roli i tij krijoi një sërë memesh nga të cilat nuk jemi të sigurt se ai do të shpëtojë ndonjëherë. Por para serialit, jeta ishte shumë ndryshe. “Unë bëra një audicion – kjo ishte në një pikë ku filmat që kisha bërë nuk kishin dalë. Nuk kisha para, nuk kisha asgjë, isha praktikisht i pastrehë në Los Angeles – dhe shkova në casting dhe unë harrova rreshtat e mia”, tha ai për Revistën Wonderland në vitin 2019.

- Një nga skenat më të forta të sezonit të parë ishte improvizim
Zendaya është vajza më e re që ka fituar një Emmy për aktoren më të mirë në një serial dramë për një arsye. Ju kujtohet skena ku Rue zihet me nënën e saj dhe i drejton asaj një copë xhami? E gjithë gjëja u krijua në moment dhe nuk ishte në skenar.

- Angus Cloud u zbulua rastësisht në një rrugë të New York
Pse asnjë producent i HollyWood nuk ka ardhur rastësisht tek ne dhe papritur të na bënte një yll? Angus Cloud është një në një milion. Ai u ndesh rastësisht në rrugët e New York me producentin e serialit i cili e ftoi edhe atë të merrte pjesë. “Isha i hutuar dhe nuk doja t’i jepja numrin tim të telefonit. Mendova se ishte një mashtrim,” tha ai për GQ.

- Drake është një nga producentët ekzekutivë dhe një producent mjaft i mirë
Ndoshta nuk e dinit, por Drake është një producent ekzekuti. Dhe mesa duket ai është super i përkushtuar. “Ai nuk ka pse t’i kushtojë vëmendje skenarit dhe ai e bëri,” i tha Storm Reid Kelly Clarkson. “Më pëlqente ta shikoja atë për të parë nëse ai po i kushtonte vëmendje dhe po lexonte faqet e tij, dhe mund të them se po ndjente të gjithë emocionet. Unë thashë, ‘OK, Drake’.”

- Po, kjo dhoma rrotulluese po rrotullohej vërtet
Shkrimtari dhe producenti ekzekutiv Sam Levinson hartoi një set special që përfshinte një banjë të shkëputur, mure rrotulluese dhe aktorë në sfonnd.

- Tom Holland shkon shpesh në shesh xhirim
Si një i dashur i përkushtuar që është, Spider-Man e vizitoi setin “të paktën 30 herë” gjatë xhirimeve të sezonit të 2 dhe ka deklaruar se është i gatshëm të ketë një rol sado të vogël një ditë, edhe nëse kjo do të thotë që ai thjesht të shfaqet në sfondin e një skene.

- Sydney Sweeney tha se filmimi i skenës së famshme të banjës ishte “i tmerrshëm”
Performanca e Alexa Demie ishte aq e vërtetë, saqë e trembi edhe Sydney Sweeney. “Alexa ishte në anën tjetër të derës duke u përplasur gjatë gjithë kohës dhe unë thashë: “Oh zot, nëse do të isha në këtë situatë, do të isha çmendur”, tha Sydney Sweeney për Decider.

- Make up-et kanë kuptime të fshehta
Grimierja e serialit, Doniella Davy, zbuloi për Allure se grimi në çdo skenë është zgjedhur me kujdes për të treguar emocionet e personazheve. Gurët e çmuar dhe krahët e Maddy përfaqësojnë besimin dhe egërsinë, ndërsa gurët e çmuar në formë loti të Rue simbolizojnë trishtimin. Vepra e vërtetë arti!

© Panoramaplus.al

