“Ose rrëzojmë qeverinë, ose opozita shkrihet!”- Noka komenton deklaratën e Berishës dhe ‘zbulon’ skenarët e protestave: Dosja Balluku dhe AKSHI, nxorën zbuluar kapjen e shtetit! Nga sot…

Dec 22, 2025 | 17:28

Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, ka zbuluar skenarët e protestave të opozitës të thirrur sot para kryeministrisë, ndërsa u bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen.

flamur noka pd

Ai tha se dosja e AKSHI tregoi se krahas korrupsionit, kryeministri Rama kishte krijuar një “kopsht” privat që ishte AKSHI dhe jepeshin qindra miliona euro për familjarët e tij dhe se kushdo që kundërshtonte merrej peng.

“Dosja Ballukut është pasqyra e një qeverisjes 12-vjecare e Edi Ramës dhe bandës së tij. Një qeveri ka funksionuar si bandë për të vjedhur qytetarët. Të dhënat sensitive, personale dhe çdo e dhënë sekret shtetëror ndodhet në duar e Gys Agasit dhe karteleve të drogës. Dosja e AKSHI-t dhe dosja Agasi janë nga më të rëndat”, tha ai për News 24.

Noka paralajmëroi se nga sot do të nisë një seri protestash deri në krijimin e një qeverise teknike dhe se këtë panoramë të keqqeverisjes shqiptarët e kanë me prova.

“Sot PD dhe opozita shqiptare kanë ftuar qytetarët që të vërshojnë në bulevard për të protestuar, ndaj vjedhjes krimit të organizuar që ka kapur shtetit. Deri tani ishte opozita ajo që denonconte korrupsioni. Dosja Ballukut është pasqyra e një qeverisjes 12-vjecare e Edi Ramës dhe bandës së tij. Një qeveri ka funksionuar si bandë për të vjedhur qytetarët. Të dhënat sensitive, personale dhe çdo e dhënë sekret shtetëror ndodhet në duar e Gys Agasit dhe karteleve të drogës.

Dosja e AKSHI-t dhe dosja Agasi janë nga më të rëndat. Askush nuk besonte se një narkoshtet në qendër të Europës do të ishte ngritur…Opozita ka përpiluar një skenar të reagimit ndaj kësaj qeverie deri në gjunjëzimin e saj. Ne do vazhdojmë të jemi aty deri sa regjimi të rrëzohet…

Revolta e qytetarëve sot është e pamatë. Sot qytetarët e këtij vendit janë të revoltuar dhe të indinjuar në mënyrë të tejskajshme sepse sot me fakte dhe me prova, me dokumente dhe me video vërtetohet në duart e drejtësisë së banda e kusarëve ka funksionuar vetëm si plaçkitës në 12 vite dhe jo si qeveri. Ne sot do t’i dalim zot shqiptarëve, do t’ju prijmë atyre deri në regjimin e narkoregjimit. Ne jemi tërësisht të hapur për të përfshirë në gjirin e opozitës çdo aktor dhe faktor politike dhe jo politik të shoqërisë civile dhe jo vetëm, për tu bërë bashkë në këtë përballje me regjimin.

Ne u kemi shtrirë dorën të gjithë partive politike që e konsiderojnë veten si parti opozitare apo atyre që nuk janë në pajtueshmëri me regjimin.Ne do bëjmë negociata të vazhdueshme, ne sot nisim, por me qeveri teknike kemi synim ta bitisim dhe besojmë se do e bitisim. Gjate këtyre ditëve do jemi në kontakte me ta dhe do bëjmë gjithçka që çdo opozitar të jetë aty ku i takon.”, u shpreh Noka.

Më tej ai komentoi edhe deklaratë e kryedemokratit Sali Berisha, i cili u shpreh se “ose rrëzojmë Edi Ramën ose shkrihet opozita”.

Noka u e cilësoi të natyrshme një deklaratë të tillë, pasi PD nuk ka të bëjë me një qeveri, por me një bandë drogmenësh që e kanë kthyer Shqipërinë në një shesh plaçkitës.

“Është tërësisht e natyrshme një deklaratë  e tillë. Misioni i opozitës është të kundërshtojnë qeverinë, t’i rrijë përballë qeverisë dhe të frenojë, kontrollojë dhe frenojë gabimet apo eskalimet e një pushteti.

Por, në kushtet kur ne nuk kemi të bëjmë më një qeveri po me një bandë drogmenësh që e kanë kthyer Shqipërinë në një shesh plaçkitës, ku kartelet shkatërrojnë dhe marrin gjithçka, atëherë misioni i opozitës është më i lartë se kaq, është të përballet dhe ta rrëzojë. Në rast se opozita nuk realizon masonin e saj, duhët të shoh edhe veten, edhe ekzistencën e saj”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura