Operacion për goditjen e kultivimit të kanabisit në Krujë, policia “zbarkon” në zonat problematike

Jun 5, 2026 | 7:40

Në orët e para të mëngjesit, forcat e Komisariatit të Policisë Krujë, të mbështetura edhe nga efektivë nga Tirana, kanë nisur një operacion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në territorin e rrethit të Krujës.

policia kruje

Sipas informacioneve, kontrollet janë përqendruar në disa prej zonave që ndër vite janë konsideruar problematike për kultivimin e kanabisit, si Malësia e Krujës, Nikla dhe Thumana.

Efektivët po ushtrojnë kontrolle në zona të ndryshme të territorit, ndërsa operacioni vijon ende dhe pritet që në vijim të ketë informacion nga policia.

© Panorama.al

Te lidhura