Ofertë e jashtëzakonshme, arabët hapin bisedimet për yllin e Bajernit

Jul 27, 2026 | 17:15

Klubi saudit i Ligës Profesionale, Al Hilal, raportohet se ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e yllit të Bajernit, Luis Diaz, për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere.

OLISE BAYERN
Sipas gazetarit të transferimeve, Sasha Tavolieri, klubi saudit është i gatshëm t’i ofroj anësorit kolumbian një pagë vjetore prej 25 milionë eurosh, në përpjekje për ta bindur të transferohet në Lindjen e Mesme.

Nëse arrihet një marrëveshje me kampin e Diazit, atëherë Al Hilal do t’i drejtohet Bajernit dhe raportohet se është i gatshëm të paraqes një ofertë që mund të arrij deri në 132 milionë euro për sulmuesin.

Diaz iu bashkua Bajernit nga Liverpuli verën e kaluar për një shumë rreth 70 milionë eurosh dhe aktualisht ka kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2029.

PANORAMASPORT.AL

 

 

© Panorama.al

Te lidhura