Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se nuk do të “humbasë kohën” duke planifikuar një takim të ri me homologun rus, Vladimir Putin, pa pasur një marrëveshje të qartë për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Duke folur për gazetarët gjatë turneut të tij në Azi, Trump tha se takimi do të kishte kuptim vetëm nëse do të arrihej një marrëveshje: “Duhet të dija që do të arrinim një marrëveshje. Nuk do të humbas kohën time. Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer me Vladimir Putinin, por kjo ka qenë shumë zhgënjyese”, tha ai, duke iu referuar përpjekjeve për zgjidhjen e konfliktit mes Moskës dhe Kievit.
Ky qëndrim tregon se Trump nuk është i gatshëm të organizojë një samit vetëm për formë, por kërkon rezultate konkrete nga negociatat.
© Panorama.al












